Kafshet ne rrezik zhdukje

Shqipëria duke qenë se është një vend i cili ka klimë mesdhetare dhe dalje të gjerë në det, jep mundësinë e krijimit të habitateve të ndryshme për gjallesa të ndryshme. Në vendin tonë rriten kafshë të cilat ja të përshtatura në këtë klimë e që mbi të gjitha janë të rralla. Këto kafshë prej vitesh janë të rrezikuara dhe kjo vjen si pasojë e dëmtimit dhe ndryshimit të habitateve të tyre. Specialistët thonë se kjo lidhet me një situatë që prej vitesh ka perfshirë botën shtazore në vendin tonë, e cila gjatë këtyre viteve të fundit po përballet me probleme të shumta dhe po gjen shumë pak mbrojtje. Specialistët e shprehin domosdoshmërinë e organizimit të fushatave sensibilizuese.
Ja disa nga kafshët që rrezikojnë zhdukjen në vendin tonë:


Ariu i murrëm (Ursus arctos) është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg (1900 pound). Ai arrin në një gjatësi prej më shumë se 2 metrash dhe më një peshë nga250 kg deri në 816kg. Ariu i murrmë është një nga mishngrënësit më të mëdhenj dhe më të përhapur në botë. Kjo specie është e përhapur fillimisht në Lindjen e Mesme dhe më vonë është përhapur edhe në rajonin tonë ku përkon shpërndarjen e pyjeve të lisit. Përgjithësisht e ndeshim në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre. Dieta e arinjve është shumë e ndryshueshme dhe përmban barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta. Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës, por ndonjëherë dhe ditën. Megjithatë duhet të themi se nuk janë plotësisht letargjikë dhe mund të zgjohen lehtësisht, të dy sekset pëlqejnë të futen në një vend të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit. Arinjtë e murrmë janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë burime të mëdha ushqimi. Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët, përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.
elikani dalmat (latinisht: Pelecanus crispus) rritet në Laguna e Karavastasë dhe është një nga speciet e mbrojtura në Shqipëri si një atraksion turistik i veçantë i rajonit të Myzeqesë. Ky zog i madh, është më i madhi në llojet e pelikanëve si edhe një nga speciet e shpendëve më të mëdha që ekzistojnë sot.

 
Gjeli i egër (Tetrao urogallus). Bën pjesë në familjen e Tetraonidae. Dhe ka një gjatësi nga 60-87 cm, ndërsa me krahët e hapur: 87-125 cm. Shpend shumë të mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat. Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë. Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor. Jetojnë në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese. Folezimi nis nga fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh. Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe lulesh.

Kaprolli –(lat. Capreolus capreolus L.) është një kafshë e egër e lejuar për gjueti. Kaprolli jeton në disa vende të botës si në trevat shqiptare.

Kali i Qyqes dallohet për shkak të formës së tij të veçantë, të krahëve të gjerë e bishtit të shkurtër në formë pyke. Ai llogaritet si një ndër shpendët më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra.

Për ata që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë zhdukja e shkabave, mjafton të rikujtosh edhe njëherë se ata janë pastruesit apo ruajtësit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 26 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër meny apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme…
Prishja e habitateve ka ndikuar direkt në jetën dhe riprodhimin e kolonive të veçanta. Humbja dhe copëzimi i habitateve, gjuetia e pakontrolluar dhe pa kritere, në mënyrë të veçantë gjatë dimrit, varfërimi dhe degradimi i ekosistemeve, prishja dhe erozioni gjenetik, shpyllëzimi, zhvillimi i bujqësisë, janë faktorët kryesor të zhdukjes së llojeve të kafshëve ose kërcënim për zhdukjen e tyre. Çdo shqetësim apo formë gjuetie e ushtruar gjatë periudhës së riprodhimit sjell braktisjen e foleve dhe strofkullave, braktisjen e të vegjëlve, madje edhe ndërprerjen e riprodhimit.

informacione per kafshet ne rrezik zhdukjes image
Leopardi i borës

Leopardi i borës

. Askush nuk e di sa leopardë dëbore janë në planet. Shifrat shkojnë nga 4 në 7 mijë, megjithatë, këto janë llogaritjet shumë të përafërta.

Read More  
Rhinoceros Sumatran

Rhinoceros Sumatran

Në Indokinë dhe Gadishullin Malay, Sumatra dhe Kalimantan, si dhe në territorin e Assam dhe Burma jeton më e vogla nga të gjithë familjen e rhinos - Sumatran.

Read More  
Turtle of Pinta Island

Turtle of Pinta Island

Kjo është kafsha më e madhe e atyre që kanë vdekur shumë vonë. Lonely George, i cili ishte mbi 100 vjeç (kapur në foto), ishte përfaqësuesi i fundit i specieve dhe vdiq më 24 qershor 2012

Read More  
Toad Artë

Toad Artë

U përshkrua për herë të parë vetëm në vitin 1966, pastaj jetoi në numër të madh në një sipërfaqe prej 30 miljesh katror, ​​pranë qytetit të Monteverde, Kosta Rika.

Read More  
Tigri Kaspik

Tigri Kaspik

Tigri Kaspik banoi zona të gjera përgjatë korridoreve të lumenjve në pyje të rrallë në perëndim dhe në jug të Detit Kaspik.

Read More  
Carolyn Parrot

Carolyn Parrot

I vetmi përfaqësues parrots në kontinentin e Amerikës së Veriut. Ai vdiq për shkak të shfarosjes së pamëshirshme nga gjuetarët.

Read More  
I BUILT MY SITE FOR FREE USING